Conte tregon cilin sulmues do në skuadër

E publikuar: 31/07/2017 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Chelsea ka lavdëruar sulmuesin e Tottenham, megjithëse e di se transferimi i tij mund t’i kushtojë rrreth 112 milionë euro

Menaheri i Chelsea, Antonio Conte, ka lavdëruar Harry Kane, duke theksuar se nëse do ta blinte një sulmues, ai do të ishte asi i Tottenham.

23 vjecari shkëlqeu edicionin e shkuar duke shënuar gati një gol për ndeshje dhe rritur numrin e golave në një edicion në azspektin personal.

Ky nivel efikasiteti e ka bërë Conte që ta pëlqejë sulmuesin, që e sheh si ndoshta më të mirin në botë.

“Për mua Kane është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Nëse do ta blija një sulmues, ai do të ishte Kane”.