Temperaturat gjatë javës arrijnë në 36 gradë

E publikuar: 30/07/2017 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 8m/s.