Halili Matoshi përplaset keq me deputeten e Vetëvendosjes

E publikuar: 28/07/2017 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi është përplasur ashpër me deputeten e zgjedhur të Vetëvendosjes, Fatmire Kollçakun.

Matoshi e ka akuzuar anëtaren e VV-së, se po manipulon me publikun kur po flet për rolin e serbëve në Qeverinë e Kosovës.

“Po manipuloni me publikun. Serbët i kanë pranuar ligjet dhe Kushtetuën e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të varet as nga VV-ja dhe as nga Beogradi, ka thënë Matoshi në RTK, transmeton lajmi.net

Anëtari i AAK-së madje ka thënë se Vetëvendosja nuk ka politikë, por ka pallavra.

“Po ua mohoni të drejtën serbëve, dhe po e akuzoni Haradinajn se po ndërton qeveri me serbë”, ka thënë Halil Matoshi.

Kurse deputetja e Vetëvendosjes, ka thënë se Matoshi duhet të kërkojë falje pasi po keqinformon publikun.