“Dialogu s`do të thotë gatishmëri e Serbisë për ta njohur Kosovën”

E publikuar: 28/07/2017 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Iniciativa për të filluar një dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës nuk do të thotë gatishmëri e Serbisë për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, por për t`u marrë me propozime për të parë zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun.

Sipas tij, propozimi i Serbisë për zgjidhjen e problemit të Kosovës duhet paraqitur shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, për të hapur bisedime rreth kësaj çështjeje, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.