Boksieri i njohu botëror, Floyd Mayweather e ka kërcënuar kundërshtarin e tij, Conor Mcgregor një muaj para meçit shekullor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 40-vjeçari ka treguar se është i bindur se do ta mposht McGregorin në duelin e datës 26 gusht.
“Kampioni parashikon: Do të bëjë një shumë të madhe parash më 26 gusht”, ka shkruar amerikani.
Vlen të përmendet se dueli i famshëm mes McGregorit dhe Mayweather zhvillohet më 26 gusht.


















