Ka vazhduar edhe sot regjistrimi i deputetëve të legjislaturës se VI në Kuvendin e Kosovës.
Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës në dy ditët e para janë regjistruar 89 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është regjistruar ende si deputet i legjislaturës së gjashtë.
Përkundër faktit që shumica e deputetëvve të kësaj partie tashmë kanë kryer obligimin formal, Kurti ka zgjedhur që këtë ta bëjë vetëm në ditën e fundit.
Në dy ditët e para të këtij procesi, në kuvend janë regjistruar gjithsejtë 89 deputetë.
Nesër, që është edhe dita e fundit e këtij procesi, pritet të regjistrohen edhe 31 deputetët e mbetur, në mesin e tyre edhe dy kandidatët për kryemninistër nga LVV dhe LAA, Albin Kurti e Avdullah Hoti.

















