Janë arreshtuar dy meshkuj dhe dy femra në Gjakovë të dyshuar për veprën penale “mundësim/detyrim në prostitucion”.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

















