Brahimaj: Haradinaj javën e ardhshme zgjidhet kryeministër

E publikuar: 26/07/2017 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj javën e ardhshme do të zgjidhet kryeministër i vendit, si kandidat nga koalicioni fitues, PAN.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka deklaruar se është me se e nevojshme që të krijohen institucionet sa më shpejtë, pasi kanë mbetur shumë tema dhe procese peng për qytetarët.

“Kosova duhet të marrë seriozisht pjekurinë në demokraci. Është e nevojshme që të krijohen institucionet sepse ka tema dhe probleme të cilat duhet të marrin zgjidhje për të rregulluar dhe rritur standardin jetësor të qytetarëve”, ka thënë Brahimaj.

Konformë kësaj ai thotë se qeveria në krye me kryeministër Ramush Haradinajn, do të formohen së shpejti.

“Besojmë që institucionet do të krijohen së shpejti ashtu siç janë përcaktuar tashmë me datën 3 gusht konstituimi i Kuvendit dhe me tutje qeverisë me kryeministër Haradinajn si kandidat i koalicionit fitues nga PAN”, është shprehur Lahi Brahimaj.