Vdes në spital 8-vjeçari që u përplas nga makina

E publikuar: 26/07/2017 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë në sital fëmija 8-vjeçar i cili u përplas nga nja makinë dy ditë më parë, në Katund Sukth.
I vogli me inicialet E.B humbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra nga goditja që i dha Benzi i drejtuar nga 52-vjeçari me iniciale F.P.

8-vjeçari ishte banues në Katund Sukth të Durrësit.

Ndërkohë, shoferi i automjetit është i shoqëruar në polici dhe akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. /Gazeta Express/