Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lutfi Haziri konsideron se Partia Demokratike e Kosovës ishte e bindur në fitoren e saj qysh kur mbështeti mocionin për rrëzimin e qeverisë, andaj sipas tij LAA nuk do ta votoj as kandidatin e PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Ata kanë qenë të sigurt kur kanë mbështetë mocionin për rrëznimin e qeverisë. Puna e mbarë pa ne” , ka thënë ai shkurt në një prononcim për Indeksonline.
Ndërkohë që zyrtarë të PDK-së, shprehen të bindur se kanë siguruar numrin e votave të nevojshme për të zgjedhur Kadri Veselin- kryetar të Kuvendit. Vlen të kujtojmë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet më 3 gusht.

















