Këto janë ftesat e Thaçit për partitë politike

E publikuar: 19/07/2017 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-16 12:43:08Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dërguar ftesa të gjithë përfaqësuesve të partive politike në vend për një takim konsultativ të hënën e javës së ardhshme.

Klan Kosova ka siguruar ftesat, më poshtë gjeni ftesën që presidenti i vendit i ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Arsyeja e këtij takimi është që të arrihet një marrëveshje për datën e mbajtjes së seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Takimi do të mbahet ditën e hënë në orën 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.