PAN siguron edhe votën e këtij deputeti. Seanca të premten!

E publikuar: 15/07/2017 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni PDK- AAK- Nisma e ka siguruar edhe një votë për formimin e Qeverisë së drejtuar, nga Ramush Haradinaj.

Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se para pak çastesh është arritur marrëveshja edhe me një deputet të koalicionit LDK- AKR- Alternativa.

“Para një ore është arritur marrëveshja edhe me një deputet nga LAA, i cili do ta votoj Ramush Haradinajn për kryeninistër”, tha ky burim për Gazeta Blic.

Ndërkohë merret vesh se gjatë javës tjetër sipas të gjitha gjasave, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

“Të hënën do të mblidhet Kryesia e vjetër e Kuvendit, për të diskutuar kërkesën e presidentit për mbajtjen e seancës konstituive. Të premten sipas të gjitha gjasave do të mbahet seanca konstituive dhe do të formohet qeveria”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkaq, Gazeta Blic ka raportuar se PAN ka arritur t’i siguroj votat për formimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, drejtuesit e LAA-së kanë theksuar se me asnjë kusht nuk do të hyjnë me PAN-in.