Punimet në që po bëhen nga kompania “Bechtel & Enka” në autostradën Kaçanik-Hani i Elezit nuk janë duke ecur mirë. Këmbët e disa urave veç kanë filluar të shembën. Express sjell disa foto nga vendi i ngjarjes.
Punimet ende nuk kanë përfunduar, por këmbët e urave në autostradën Kaçanik-Hani i Elezit kanë filluar të rrëzohen.
Një lexues i Gazetës Express ka dërguar disa fotografi që tregojnë gjendjen reale të punimeve.
“Shikoni se si punohet Autostrada në Kosovë nga Kompania “Bechtel & Enka”. Ende pa përfunduar ura, këmbët e urës janë duke u rrëzuar… Kush do të jep përgjegjësi nëse ndodhë ndo një fatkeqësi ???”, ka shkruar ky lexues i gazetës. /Gazeta Express/.