Leonardo Bonucci është futbollist i ri i Milanit. Ashtu siç pritej, qendërmbrojtësi italian ka nënshkruar sot kontratë pesëvjeçare me “Rossoneri” dhe do të jetë pjesë e gjigantit italian deri në verën e vitit 2022, raportojnë mediat italiane, përcjellë zeri.info.
Një transferim që nuk e priste askush, por që u bë realitet pas vetëm 24 orësh negociata.
Futbollisti ka mbërri sot në Milano dhe është pritur nga qindra tifozë Kuqezi, të cilët brohorisnin duke e përmendur emrin e tij në qytetin e modës.
Sipas mediave italiane, Milanit i ka kushtuar përfaqësuesi italian 40 milionë euro plus dy nga bonuset, ndërkohë që nuk është futur në këtë “Pazar” kartoni i De Sciglios.
Sa i përket lojtarit, ai do të paguhet 6,5 milionë euro në sezon plus bonuset, me të drejtat e imazhit që do të diskutohen më pas.
Ndërkohë, Bonuccit i është dhënë menjëherë edhe shiriti i kapitenit dhe ai pritet të jetë lider i Milanit që nga sezoni i ardhshëm. /Zëri/



















