
manchester-united
Skuadra e Manchester Unitedit ka vendosur se cili lojtar t’a mbajë shiritin e kapitenit pas largimit të Wayne Rooneyt, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori anglez, Michael Carrick do të jetë pasardhësi i Rooneyt për mbajtjen e shiritit të kapitenit.
Ai është ndje i privilegjuar që ka në duar shiritin e një skuadre të madhe siç është United.
“Unë jam i privilegjuar të jem kapiteni i kij klubi të pabesueshëm siç është Manchester United. E dua vendin dhe do të jam gjithçka për të arritur suksese”, ka thënë Carrick.
Anglezi shiritin do ta mbajë vetëm një sezon, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon në qershor të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/


















