Në Konsullatën e Kosovës në Stuttgart është hapur ekspozita me titull “Përtej Fantazisë” e dizajners Arbresha Hoxha.
Ekspozitën e hapi drejtuesi i Konsullatës z. Blerim Canaj, i cili përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi dizajneren Hoxha, e cila përmes artit po rritë vlerat tona kulturore edhe jashtë kufijve.
Të pranishëm në ekspozitë ishin krahas publikut nga diaspora edhe figura publike, nga politika gjermane dhe diplomat të akredituar në Landin e Baden -Württembergu.
Në kuadër të diplomacisë kulturore, e cila është një ndër prioritetet e MPJ-së, Kosullata e RKS-së në Stuttgart promovon artistët kosovar në Baden Würtemberg. Ekspozita do të jetë e hapur 7 ditë për publikun.