Tahiri thotë se i respekton vendimet e AKR-së, nuk e voton Haradinajn për kryeministër

E publikuar: 06/07/2017 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labinot Tahiri i AKR-së, tanimë deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me qëndrimet e tija se a do ta votoj kandidatin e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn për kryeministër, transmeton Lajmi.net.

I kontaktuar nga lajmi.net ai ka thënë se qëndrimi i tij vazhdon të jetë ajo çfarë ka postuar në rrjetin social Facebook, ditë më parë.
Edhe pse Tahiri e çmon Haradinajn, ai ka thënë se është Kryesia e partisë ajo që i merr vendimet dhe do ta respektojë atë.
Tahiri si nënkryetar i AKR-së ka thënë se nuk merr ndonjë qëndrim ndryshe pasi që nuk është ithtar i posteve ministrore.
E njëjtë si Tahiri janë prononcuar edhe deputetët tjerë të AKR-së, duke thënë se do t’i respektojnë vendimet e partisë dhe të koalicionit.