Kryeministrja e sapozgjedhur në Serbi, Ana Brnabiq ka thënë se nëse Serbia detyrohet të zgjedhë në mes lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia do të zgjedhë opsionin e dytë, transmeton Indeksonline.
Brnabiq ka thënë se do të donte që të vazhdonte rrugën që filloi paraardhësi i saj, tani presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE deri në vitin 2020, kur edhe përfundon mandati i saj.