Te klubi vushtrrias i futbollit situata vazhdon të jetë kaotike. Naser Imeri, kryetari i posa zgjedhur dhe anëtarët tjerë të bordit, nuk do ta kenë fare lehtë për ta konsoliduar klubin, e aq më shumë për ta sjellë në elitën e futbollit kosovar,synim dhe ëndërr e shumë futbolldashësve nga ky qytet me një histori të bujshme në këtë sport.
I pari i këtij klubi në Vushtrri njihet si menaxher shumë i zoti në sferën e biznesit. Emërimi i tij në krye të futbollit vushtrrias është parë me optimizëm të madh te qytetarët,pas shumë peripeteve të mëdha me të cilat është ballafaquar skuadra në të gjitha kategoritë që ka zhvilluar ndeshjet. Edhe pse te Imeri vërehet një ndiejnë pasigurie për fatin e këtij klubi,ai mbetet optimist se do të arrijë së bashku me anëtarët tjerë të bordit dhe ndihmën e pakursyer të tifozëve,ta ktheje futbollin vushtrrias aty ku e ka vendin.
Ndjenjën e pasigurisë te Imeri e shton fakti se me ardhjen e tij në klub nuk ka gjetur as më të voglin dokument,përpos emrave të futbollistëve.
Është shumë e çuditshme,por e vërtet,se në klubin që është formuar në vitin 1922,nuk ekziston asnjë dokument,e mos të flasim për raporte financiare. Spekulohet se dokumentacioni gjendet nëpër shtëpi te personave të ndryshëm që kanë drejtuar nëpër kohe klubin. Do të bëjmë përpjekje që t’i kontaktojmë dhe t;i bindim se dokumentacioni e ka vendin në klub e jo nëpër vende të panjohura,thot Imeri. Kanë obligim moral dhe material ndaj donatorëve,institucioneve komunale ,tifozëve dhe qytetarëve që të japin llogari dhe transparencë,shton ai.
Drejtuesit e ri kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate, në mënyrë që të mos ndikohet tek e ardhmja klubit dhe futbollistët. Dhe me të drejtë, pasi lojtarët duan të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre.
Nuk guxojmë të humbim shumë kohë në këtë drejtim,thotë Imeri,sepse prioritet kemi që të sigurojmë egzistencën e futbollistëve të cilët përgjatë gjithë sezonit,në vapë,shi e borë derdhin djersën e tyre. Puna e tyre duhet të shpërblehet,e ne këtë do ta bëjmë. Çdo lojtar do të shpërblehet në bazë të pjesëmarrjes aktive ne stërvitje dhe performancës në ndeshje. Secili lojtar do të jetë nën kontratë,do ta ketë xhirollogarinë e tij. Çdo gjë do të jetë transparente.
Kryetari i ri i klubit vushtrrias të futbollit është i bindur se me këtë fond të futbollistëve,disa përforcime që do të bëhen dhe angazhimin e Isa Sadriut për kryetrajner,për të cilin ka respekt dhe konsideratë profesionale, do të arrijnë të realizojnë synimet për kthim në Super Ligë.
“Isa Sadriu i ka duart e lira. Çdo vendim i tij rreth formacionit dhe kuadrit të lojtarëve është përfundimar. Askush nga kryesia dhe qarqet tjera nuk do të lejojmë që të ndikojë te ai,sepse është profesionist,thotë Imeri,i cili njëkosisht bën apel te tifozeria që tu dalin në përkrahje dhe të jenë sa më korrekt./Viciana.info/


















