Nga Ardian Azemi
Po perjetojme nje kohe krize te gjitheanshme ne shoqerine tone. Nje kohe ne te cilen duhet te jesh domosdo idiot, i pamoralshem, hajn, dilingji, rrenc, ne menyre qe te cilesohesh si njeri i ngritur dhe shembull per te tjeret. Po te jesh e kunderta ketyre qe permenda, cilesohesh si nje person i prapambetur, naiv, i padijshem, dhe shembull per te keq per te tjeret.
Televizionet, portalet, gazetat e gazetaret, jane ndikuesit me te medhenj qe sot kemi nje shoqeri totalisht re c’orientuar, te devijuar dhe te humbur. Sot me teper i kushtohet rendesi nje grupi femrash te zhveshura ne plazhe, sesa nje aktiviteti kulturor-edukativ. Sot me teper flitet per ate se cilat jane shenjat e para qe i/e dashura te tradhton, sesa per menyren e sjelljes qe lidhe me teper mes vete nje cift. Sot me teper bahet inetersante ne televizione nje debat ku ka fyerje dhe etiketime ndermjet partive politike, sesa objektivat e tyre qe ofrojne zgjidhje per problemet e qytetareve.
Sot, nuk mund te flasim per moral, as ne politike, as ne rrethe shoqerore, as ne lagje, madje fatkeqesisht as ne shume familje. Liria e demokracia nuk nenkuptojn se ne mund te sillemi si te duam, e flasim cfare te duam, e te veprojme pa asnje kontroll. Qe te dya kane limite jasht te cilave nuk duhet te dalim, nese po, atehere jemi te destinuar te shkatrrohemi.
Ne kemi deshtuar te organizohemi si shoqeri e edukuar e civilizuar, anipse ne vendin tone kane zbarkuar civilizime nga me te ndryshmet. Kemi deshtuar te krijojme nje shoqeri me vlera, e cila do te krijonte nje rruge per nje te ardhme te sigurt me nje shoqeri te moralshme.
Ne jemi mesuar ti lem fajin per cdo gje qeverive dhe politikes, porse politika dhe qeverite nuk merren me edukimin e familjeve tona, nese ne nuk e bejm kete gje. Si ka mundesi qe femijet tane te dine shume me shume per gjera te pavlera sesa per ato me vlera… Sot neper oborre te shkollave tona ne vend qe te kemi te rinj qe merren me sport, kemi te rinj qe pine droge, ne vend qe te investojme ne teatro e kinema, investojme ne motele e hotele te mbushura me amoralitet e pa asnje kontroll.
Sinqerisht, rrethanat e krijuara ne vendin tone, kerkojn nje analize te thelle per gjetjen e formules per me dal nga kjo katrahure qe jemi hy. Po bahen 18 vjet nga lufta, ne vend qe te kemi levizje perpara ne formesimin dhe krijimin e nje shoqerie te shendosh, kemi nje perkeqesim te saj. Ne nuk guxojme qe keto tema me i injorua ose konsiderua si periferike, sepse jane tema baze per nje shtet normal.