Nga Sabedin Sinani
Janë 95 deputet shqiptarë në parlamentin e Republikës së Kosovës, që fatin e Kosovës po e lēnë në duart e deputetëve serb konkretisht listës serbe të dirigjuar nga Beogradi, dhe grupeve të tjera etnike.
Në shumë biseda qe kam patur nëpër konferenca dhe seminare të ndryshme me miqet tanë ndërkombtarë,e edhe nga State Departamenti Amerikan na i kanë thënë hapur se i vetmi njeri që mundë të ndalë shtrirjen e influencës sllave(serbe dhe ruse) në Kosovë është z.Ramush Haradinaj.
Ndoshta mu për këtë arsye disa grupacione politike dhe grupe të interesit në vendin tonë synojnë që ta dobësojnë, dhe ta bëjnë me shenjë edhe z.Haradinaj,si i vetmi Samurai i cili ka luftuar dhe qëndruar stoikisht deri më tash kundër influencës serbo-ruse dhe ekstremistëve islamikë në Republikën e Kosovë,ku dihet qartë se shumë politikanë kanë koketuar dhe vazhdojnē ende të flirtojnë me grupe ekstremistësh.
Për gjatë fushatës zgjedhore të gjitha partitë politike pa dallim, kanë premtuar para elektoratit te tyre dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës se janë për ta ndërtuar dhe forcuar shtetin e Kosovës.Atëherë pse tash hezitojnë ti bashkohen z.Haradinaj për të formuar qeverinë,dhe për ta bërë shtetin e Kosovës funksional dhe të formësuar si në planin e mbrendshëm ashtu edhe të jashtëm ?!
Rezultati i zgjedhjeve pritet shume shpejt të çertifikohet dhe zyrtarizohet,por siç po shihet dikush po i mbron interesat e lindjes në Kosovë.
Uroj që të mos jetë kēshtu,une të jem gabim !
Sfidat që ka Kosova përpara janë mijëra herë më të mëdha se inatet politike,dhe mosmarrëveshjet individuale.
Demarkacioni me Malin e Zi,Asociacioni i komunave te banuara me serbë,liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës,formimi i ushtrisë, zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit dhe kurrupcionit, të gjitha këto tema kërkojnë konsensus nacional,andaj ka ardhur koha që ti japim mundësinë z.Ramush Haradinaj që tu prijë këtyre proceseve që kërkohen nga ne, apo deshirojmē ti hapim derën influencës ruse dhe serbe në Kosovë.
(Autor, politolog dhe studiues i Marredhenieve Nderkombetare)