Limaj: Nisma as nuk bën pazare por as nuk e prishë skenën politike

E publikuar: 21/06/2017 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se partia që drejton ai nuk bënë pazare por as nuk e prishë skenën politike. Ai në një intervistë për Dukagjinin ka thënë se Nisma ka mbi 40% rritje ndërsa sa i përket PAN-it ka pritur rezultate më të mira në zgjedhjet e 11 qershoroit.

“Ne vazhdimisht kemi thënë se Nisma ka rritje dhe ne e kemi pritur këtë rritje. Kontakti i vazhdueshëm me qytetarët dhe qëndrimi parimor i Nismës si opozitë konstruktive është vlerësuar nga qytetarët. Nisma as nuk bën pazare por as nuk prish. Ne jemi një parti e cila interesin e vet partiak e qet në rend të dytë për hir të proceseve. Nisma ka mbi 40% rritje. Sa i përket PAN-it kam pritë një rezultat më të mirë. Qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshimin”, ka deklaruar Limaj.

Në tërësi kampi opozitar ka pasur rritje sipas Limajt ndërsa aktualisht thotë se kanë siguruar 8 deputetë por që ka mundësi të këtë edhe më shumë.