Limaj: Postin ua lëshoj LDK-së dhe VV-së që të na bashkohen

E publikuar: 15/06/2017 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se nëse LDK-ja do të hynte në koalicion me PAN-in, do të sakrifikonte aq sa t’ia dorëzonte postin e zëvendëskryeministrit, njofton Klan Kosova.

“Nëse vjen LDK-ja, postin e zëvendëskryeministrit jam i gatshëm të bëj favor. Unë ia dorëzoj postin LDK-së. Unë kam premtuar për qeveri reformatore, jo qeveri të mendësisë së vjetër”, është shprehur Limaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Mirëpo Limaj ka theksuar se kjo nuk vlen vetëm për LDK-në por edhe për Vetëvendosjen.

“Nëse vjen LDK-ja dhe kërkon postin e zëvendëskryeministrit unë do t’ia jepja”.

“Nisma do ta ketë vendin e vet në qeveri sipas rezultatit që e ka marrë në zgjedhje pra do ta ketë vendin meritor në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Limaj.