Delawie nga veriu bën thirrje të mos ketë kërcënime e shantazhe te votuesit

E publikuar: 11/06/2017 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka qëndruar në veri të vendit për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po zhvillohen atje.

Ai ka kërkuar që të mos ketë shantazhe e kërcënime dhe ndikim te votuesit.

“Të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe të mos ketë kërcënime, shantazhe e forma të tjera për të ndikuar te votuesit”, ka thënë Delawie.