Shefi i OSBE-së Brathu në veri të Mitrovicës: Zgjedhjet po shkojnë mirë

E publikuar: 11/06/2017 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, ka deklaruar sot se procesi i votimit në veriun e Kosovës rezulton i rregullt dhe se në këtë pjesë të Kosovës ka rreth 200 vëzhgues.

Brathu pas vizitës që i bëri vendvotimit në shkollën fillore “Sveti Sava” shfaqi shpresën se në tërë territorin e Kosovës deri në fund të ditës situata do të mbetet e qetë dhe pa probleme, transmeton kp.