Mediet e huaja qysh në orët e para të mëngjesit kanë raportuar rreth zgjedhjeve të përgjithshme që po mbahen sot në Kosovë.
Al Jazeera-së, në artikullin e saj dedikuar këtij procesi thekson se “Qeveria e re e Kosovës duhet të luftojë papunësinë në 30 përqind dhe të përmirësoj marrëdhëniet me fqinjët e saj”.
Ndërsa mediumi amerikan ABC News, ka shprehur mes rreshtash konfliktin e Kosovës me Serbinë dhe dermakacionin e kufirit me Malin e Zi, madje ka përmendur edhe partitë politike.
“Nëntëmbëdhjetë parti politike, pesë koalicione dhe dy nisma qytetare, të cilat premtojnë të sigurojnë rritje ekonomike dhe lehtësojnë kufizimet e udhëtimit të kosovarëve në Bashkimin Evropian, kanë emëruar kandidatë”.