Ministri për Punë në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin i është përgjigjur paralajmërimit që Ramush Haradinaj ka bërë një natë më parë në KTV për arrestimin e tij.
“Kur me arrestim ju kërcënon një vrasës i dëshmuar dhe udhëheqësi i njërit prej nark-klaneve më të njohur në Evropë, atëherë duhet ta dini se kjo është serioze”, u ka thënë Vulin gazetarëve në Beograd kur është pyetur nëse i merr seriozisht deklaratat e Haradinajt.
Ai e ka porositur Haradinajt se e pret qelia në Nish, ku do të përgjigjet për “krimet e luftës”.
Një natë më parë, i nominuari i PDK/AAK/NISMA për kryeministër, Ramush Haradinaj tha në Interaktiv se Vulini e Gjuriqi duhet të arrestohen kur të hyjnë në Kosovë për shkak të “agresionit të vazhdueshëm”.