Prokuroria Speciale e Maqedonisë, gati 15 padi të reja

E publikuar: 09/06/2017 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katica Janeva paralajmëroi se do të hapë të paktën 15 raste të reja hetimi deri në fund të muajit kur përfundon edhe afati që Prokuroria speciale për ngritjen e aktakuzave. Lëndët që janë në fazë më të hershme, tani për tani nuk planifikon t’ia japin prokurorisë së rregullt, edhe pse pas qershorit, Specialja nuk do ketë mundësi për të ngritur aktakuza.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në këto materiale pasi mandati jonë është pesë vite. Ne do të vazhdojmë të punojmë në procedurë parahetimore ose të hapim hetime. Lidhur me aktakuzat dhe nenin 22 nga ligji jonë, shpresoj se edhe në këto 22 ditë sa na kanë mbetur deri në fund…deri në fillim të korrikut, do të gjendet mënyrë të zgjidhet ky problem nga Kuvendi”, tha Katica Janeva, kryeprokurore speciale.

Pikërisht këtyre ditëve në opinion aktual është rasti “Trust” për tenderët e ELEM-it për termoelektranën e Manastirit. Gjykata e Apelit sot e publikoi vendimin, me të cilën e pranoi ankesën e Speciales, ndërsa kundër vendimit të Gjykatës themelore e cila pranoi 850 mijë euro garanci për biznesmenin Sead Koçan që ai të mbrohet i lirë. Sipas gjykatës së Apelit, gjykatësi në procedurë paraprake ka gabuar. Për shembull, për pasurinë e patundshme të ofruar në garanci, është dashur, ndërsa nuk ka pasur pëlqim me shkrim edhe nga pronarët dhe drejtorët tjerë të pasurisë së ofruar. Qëndrimi i Prokurorisë speciale për këtë është se aspak madje nuk duhet të ketë garanci, shkruan AlsatM.

“ Tani kjo është punë e gjykatave. Sidoqoftë, ne përsëri do e themi qëndrimin tonë se ne duam që z. Sead Koçan i cili është i akuzuar në rastin tonë, të shkojë në paraburgim, sepse për raste të tilla, për kriminalitet të tillë të organizuar, gjithmonë praktika në gjyqësorin e Maqedonisë ka qenë që ato persona të akuzuar për vepra të tilla të përfundojnë në paraburgim”, shtoi Katica Janeva.

Një nga shkaqet përse Prokuroria Speciale nuk ka mundur të ngrejë aktakuza është se një pjesë e të akuzuarve përpiqeshin ta stërzgjatin sa më shumë procedurën. Për shembull, ata e zgjasnin kohën e të drejtës ligjore për të pasur qasje në prova ose e zgjasnin datën kur do të paraqiten për të dhënë deklaratë.