Kryebashkiaku i Londrës, Khan: Sulmi, burracak dhe i paramenduar mbi njerëzit e pafajshëm

E publikuar: 04/06/2017 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha se sulmi në qëndër të Londrës të shtunën në mbrëmje ishte një sulm i paramenduar dhe burracak dhe se ai do të merrte pjesë në një takim për sigurinë me kryeministren Theresa May të dielën, sipas Reuters.

“Nuk i dimë ende detajet e plota, por ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe burracak mbi londinezët dhe vizitorët e pafajshëm,” tha Khan. “Unë e dënoj atë me forcë në të gjtiha aspekt. Nuk ka asnjë justifikim për akte të tilla barbare,” shtoi ai.