Britania do të vazhdojë të mbetet një aleat i fortë i Bashkimit Evropian madje edhe duke dalë nga blloku, ka thënë sot ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Amber Rudd.
Komentet e saj vijnë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, sugjeroi dje se Evropa nuk mund të mbështetet më plotësisht në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton Express.
“Derisa ne i nisim negociatat për t’u shkëputur nga BE-ja, ne po ashtu do të jemi në gjendje ta sigurojmë përsëri Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane se ne do të jemi një partner i fortë i tyre. Një partner i fortë në mbrojtje, siguri dhe shpresojmë se edhe në tregti,” ka thënë Amber Rudd për BBC radio./Express/