Publicisti i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi në facebook, ka shkëputur një pjese nga transkriptim i bisedës së presidentit historik, Ibrahim Rugova me senatorin amerikan Larry Pressler, bisedë kjo e zhvilluar në prill të vitit 1990.
Sipas kësaj bisede, senatori amerikan e kishte pyetur Rugovën se sa është i sigurt në Kosovë dhe së kush do do ta mbrojë atë.
Por, presidenti Rugova, duke iu përgjigjur pyetjes së senatorit, kishte thënë se nuk ka truprojë, por se atë e mbron populli i Kosovës, shkruan “Bota sot”.
Ja transkripti i kësaj bisede i paraqitur nga publicisti Rexhaj:
HISTORIA E JONË SIPAS SHBA-së!
Inserte nga transkripti i bisedës së Ibrahim Rugovës me senatorin amerikan Larry Pressler, prill 1990, Neë York shkruan Larry Pressler .
L. Pressler: Ne të kemi siguruar sigurim çfarë nuk e ka pasur as Shevardnazde ( ish Presidenti i Gjeorgjisë). Sa jeni i sigurt në Kosovë?
I. Rugova: Nuk e di gjithçka mund të ndodhë. kjo është rruga ime nga e cila nuk do të largohem. po qe se mua më ndodhë diçka, do të vazhdojë tjetri. Ky proces nuk ka të ndalur.
L. Pressler: A keni truproje në Kosovë?
I. Rugova: Jo. mua atje më mbronë populli.
L. Pressler: Ua kam lakmi për vendosmërinë dhe guximin që e keni.
I. Rugova: Ju falënderoj nga zemra për angazhimin tuaj për Kosovën.
L. Pressler: Ju faleminderit zoti kryetar.
I. Rugova: Haha. unë jam vetëm shkrimtar, jo kryetar.
L. Pressler: Jeni tepër modest zoti kryetar. kjo që thashë është fakt. ju shumë shpejt do të bëheni kryetar i Kosovës. herën e parë që do të vij në Kosovë do të më pritni në atë funksion.
I. Rugova: Haha. ju faleminderit zoti Pressler. jeni i mirëseardhur në Kosovë./BS/