Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka vazhduar turin e takimeve në fshatin Stubëll të Vitisë.
Ai atje ka takuar shumë përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, përderisa thotë se është falënderues ndaj këtij fshati, i cili, sipas Hoxhajt, historikisht i ka dhënë shumë Kosovës.
“Turin e takimeve e përfundova sonte natën vonë në Stubëll, në një ambient shumë mikpritës dhe në shoqërimin e kryetarit të PSHDK-së, Dr. Ukë Berisha dhe shumë përkrahësve të PDK-së. Jashtëzakonisht falënderues për përkrahjen masive të këtij fshati i cili historikisht i ka dhënë Kosovës”, u shpreh Hoxhaj.
Ndërkaq, u shpreh i sigurt se ky vend më 11 qershor do t’ia japë votën edhe koalicionit PDK-AAK-Nisma.
“Dhe më 11 qershor do t’ia jep votën edhe koalicionit fitues të udhëhequr nga PDK-ja. Faleminderit ☺ #FIllimiRi #Stublla #PDK PDK- Dega Viti”, ka thënë ai.


















