Një person është arrestuar në natën e së dielës nga Policia e Kosovës, pasi ka tentuar të futet me dhunë në selinë e Nismës për Kosovën në Prishtinë.
Merret vesh se i dyshuari kishte kërkuar të takohej me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
Por, përpjekjet e tij për të hyrë brenda selisë janë penguar fillimisht nga pjesëtarë të partisë.
Policia e Kosovës është njoftuar për rastin dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe e ka arrestuar të dyshuarin, i cili thuhet të ketë qenë i armatosur me thikë.
I arrestuari mësohet se ka kërcënuar Policinë se me vete kishte edhe bombë, në përpjekje për ta zmbrapsur.


















