Jose Mourinho dëshironte kthej Manchester Unitedin në krye të futbollit anglez dhe evropian
Skuadra e Manchester Unitedit tashmë ka shuar gjasat për ndonjë pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Por, këtë mund ta arrijë përmes Europa League, nëse mposht Ajaxin në finalen e Stokholmit.
Për t’u përgatitur për edicionin tjetër në Premierligë dhe garat evropaine, Mourinho mendon se duhet përforcuar skuadrën e tij.
Sipas mediave angleze, Mourinho dëshiron në United tre yjet e Tottenhamit, Danny Rose, Eric Dier dhe Kyle Walker.
Të tre këta futbollistë dëshirojnë të largohen nga Tottenham, por Unitedit pritet t’i kushtojnë 140 milionë euro.
Më listën e Mourinhos po ashtu janë edhe emrat tjerë si James Rodriguez i Real Madrid dhe Radja Nainggolan i Roas. /Express/