Chelsea do të shpenzojë qindra miliona euro gjatë verës për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për edicionin e ri
Skuadra e Antonio Contes tashmë ka fituar titullin e Premierligës dhe po bëhet gati për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.
Trajneri italian ka në dispozicion 230 milionë euro për transferime dhe e ka shumë të qartë se kënd duhet transferuar.
Dëshira e parë e tij është mesfushori i Monacos, Timoteu Bakayoko, i cili ka qenë ndër më të mirët e Monacos.
Për shërbimet e tij Chelsea do të paguaj 58 milionë euro, pasi francezi shihet ideal në mesfushë me N’Golo Kante, shkruajnë mediat angleze.
Në listën e Contes po ashtu janë edhe sulmuesi i Tottenhamit, Romelu Lukaku, ai i Arsenalit, Alexis Sanchez dhe mbrojtësi i Southamptonit, Virgil Van Dijk. /Express/


















