
Visoka povjerenica za vanjsku i sigurnosnu politiku Evropske unije i potpredsjednica Evropske komisije Federica Mogherini najavila je da će u martu na sastanku ministara vanjskih poslova EU dati preporuku da za Bosnu i Hercegovinu na snagu stupi Sporazum o stabilizaciji i pridruživanju nakon što su danas oba doma Parlamentarne skupštine BiH potvrdili deklaraciju Predsjedništva BiH o evropskoj opredijeljenosti države (Samir Yordamoviç – Anadolu Ajansı)
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel.
Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutuohet situata në rajon” dhe “do të shikohet së bashku rruga përpara”.
Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qevrisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale./REL/


















