Kërkohet nisja e procedurës për shkarkimin e Trumpit

E publikuar: 18/05/2017 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kongresmeni demokrat, Al Green, ka kërkuar që të niset procedura për shkarkimin e presidentit Trump, shkaku i mënyrës së trajtimit prej tij të drejtorit të FBI-së, James Comey, duke e akuzuar për pengim të drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.
Duke folur në foltoren e Dhomës së Përfaqësuesve, të mërkurën, ai ka thënë se vendimin e merr “shkaku i ndërgjegjes”, por kjo nuk nënkupton se presidenti do të shpallet fajtor.

“Presidenti Trump nuk është mbi ligjin. Ai duhet të akuzohet. Nëse nuk nis procedura, atëherë amerikanët do ta humbasin respektin për normat tona shoqërore”, ka thënë ai.

Mundësia e nisjes së procedurës është përmendur edhe nga një kongresist republikan, i cili ka thënë se nëse vërtetohet se Trump i kishte bërë presion Comeyt të lërë hetimet, atëherë ka baza për nisjen e procedurës për shpalljen e tij fajtor.