Rexhep Selimi: VV nuk ka marrëveshje me LDK-në e AKR-në

E publikuar: 17/05/2017 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Mediat raportuan të mërkurën për një koalicion të mundshëm në mes të LDK-së, AKR-së dhe Vetëvendosjes.

Sipas tyre, kushti për lidhjen e koalicionit ishte kandidimi i Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës.

Por, këto raportime i ka demantuar Rexhep Selimi i Vetëvendosjes. Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nuk ka koalicion.

“Jo nuk ka koalicion me LDK dhe AKR”, citohet të ketë thënë Selimi.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media e cila do të mbahet në ora 15:00 në selinë e saj në Arbëri të Prishtinës.

Kjo është konferenca e parë e VV-së pas përfundimit të afatit për koalicione parazgjedhore.

Në konferencë, është bërë e ditur se do të flas Visar Ymeri, kreu i VV-së.

Nga ana tjetër, mbrëmë PDK-LDK-AAK arritën marrëveshje për të hyrë në një listë të përbashkët zgjedhore, pak para kalimit të afatit zyrtarë të KQZ’së për aplikim të koalicioneve.

Po mbrëmë, edhe LDK-ja arriti marrëveshje AKR’në, derisa pasditen e të njëjtës ditë kishte firmosur koalicione dhe me ‘Alternativen’ e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës. Derisa, VV-ja ka mbetur e vetme në garën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.