Deçan: Arrestohet i mituri, keqpërdori seksualisht të miturën

E publikuar: 16/05/2017 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan i cili dyshohet se ka keqpërdor seksualisht një femër të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare-fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/