Deda nuk është arritur marrëveshje parazgjedhore me LDK’në

E publikuar: 12/05/2017 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alternativa, nuk kanë arritur ende marrëveshje parazgjedhore. Ilir Deda ka treguar për Express se deri me tani s’ka asnjë marrëveshje të tillë. Në media është raportuar se është arritur një koalicion mes këtyre dy partive.
“…ende s’ka asnjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor me LDK, në momentin që do të ketë ne do ta bëjmë publike. Synojmë që të bëhet një koalicion i gjerë parazgjedhor me LDK’në, AKR’në dhe VV’në”, ka thënë për Express, Ilir Deda.

Gjatë ditës së sotme Gazeta Express ka raportuar se Alternativa është duke negociuar për koalicion me partitë poltike në Kosovë.

Po ashtu në media është raportuar se “Alternativa” është në bisedime me LDK’në, për t’u arritur një marrëveshje që synon një koalicion të gjerë fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Krejt kjo, raportohet se po bëhet me qëllimin që t’i jepet fund qeverisjes së PDK’së, e cila deri të mërkurën ka bashkëqeverisur me LDK’në, partinë e cila ‘Alternativa’ po synon të bashkëpunojë.

Kurse , Bajram Gecaj, ditë me parë pati folar në emisionin “Komiteti” për debatin që ai ka pasur me njërën nga themelueset e Alternativës së Re, Mimoza Kusari-Lilën.

Ai ka thënë se ironinë që ai e ka përdorur për drejtuesit e Alternativës së Re, për ndërrimin e shpeshtë të partive, e ka bërë me humor, por sipas tij, pas kësaj qëndron vërtetësia e dështimeve të partive të mëparshme, të ORA’s dhe Frymës së Re.

Gecaj ka thënë se reagimi i tij ka ardhur pas deklaratës së Kusarit-Lilës, e cila ka thënë se drejtuesit e Alternatives së Re kanë mundur të anëtarësohen në secilën parti, por ata kanë dëshiruar një lëvizje të re politike.

Gecaj ka shtuar se vendi ndihmohet duke thënë kontribut në partitë e mëdha, ashtu siç ndodh në vendet evropiane, ku tradicionalisht ndikim politik kanë partitë e mëdha.

Gecaj ka thënë në “Komiteti” se nuk e ka ofenduar personalisht Mimoza Kusari-Lilën, por sipas tij, Alternativa e Re nuk mund të ketë sukses, bazuar në partitë e mëparshme të drejtuesve të saj

Ndryshe, partitë politike në Kosovë, sipas afateve që të enjten ka aprovuar KQZ-ja, deri të hënën më së largu duhet të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhjet e 11 qershorit, të shpallura nga Presidenti një ditë pasi Kuvendi rrëzoi Qeverinë e Isa Mustafës me një mocion mosbesimi të iniciuar nga opozita, e të përkrahur nga PDK-ja.

Deri më tash, koalicioni i vetëm parazgjedhor, i zyrtarizuar gati një vit më parë, mbetet ai i AAK’së së Ramush Haradinajt me Nismën e Fatmir Limajt.