Kreu i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se këtij subjekti nga sot i është bashkuar profesori i i Drejtësisë, Robert Muharremi.
Veseli në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Muharremi është një nga ekspertët më të njohur të Kosovës.
“Roberti është një ekspert i kalibrit ndërkombëtar, me eksperiencë në Gjermani, SHBA, Kosovë. Është profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili, si pjesë e #FillimiRi, do të japë një kontribut të çmuar për vendin dhe për sundimin e ligjit”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton ‘Indeksonline’.
Njoftimi i plotë i Veselit:
Lajm fantastik për PDK-në, për ekipin tonë të përbashkët për #FillimiRi. Një ndër ekspertët më të njohur të Kosovës, Robert Muharremi, sot i është bashkuar ekipit tim për #FillimiRi. Roberti është një ekspert i kalibrit ndërkombëtar, me eksperiencë në Gjermani, SHBA, Kosovë. Është profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili, si pjesë e #FillimiRi, do të japë një kontribut të çmuar për vendin dhe për sundimin e ligjit. Po e krijoj ekipin e ri, për fillimin e ri, për kapitullin e ri të zhvillimit të hovshëm. Ky është ekipi dhe kjo është partia që do të marrë vendime të mëdha, që ta bëjmë ndryshimin e madh që e dëshirojnë qytetarët.