Francesco Totti nuk e ka konfirmuar se do të pensionohet në fund të këtij edicioni
Drejtori Sportiv i Romës, Monchi ditë më parë kishte thënë se Francesco Totti do të pensionohet në fund të këtij edicioni.
Por, këtë nuk e ka konfirmuar Totti, i cili tha se ka kohë për të folur për pensionimin, pasi fillimisht po mendon për ndeshjet e fundit të Serie A.
“Sot ju përgjigja me shaka pyetjes së shumë përsëritur rreth të ardhmes time. Krejt çka di është se Juventus do të vij në Roma të dielën dhe unë jam duke menduar vetëm për atë, sepse ne jemi duke luftuar për titullin kampion dhe Roma vjen para të gjithave. Për të tjerat ka kohë”, ka shkruar Totti në Twitter. /Express/


















