Kryeministri në Largim Isa Mustafa ka vendosur ta mbledhë kryesin e LDK-së veç një ditë pas rënies së Qeverisë të cilën e drejtonte.
Premton se do i mbledh rreth vetes të gjithë ata që ia duan të mirën Kosovës.
Me pak fjalë, ai nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga LDK.
Ky është statusi i Mustafës:
Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia duan të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!