Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se nga atmosfera që shihet në Kuvendin e Kosovës, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa do të bie dhe se mocioni i iniciuar nga ta do të ketë sukses.
Ai ma sugjeruar se të gjitha subjektet politike duhet t’i respektojnë qytetarët, duke mos nisur fushatën që në Parlament, njofton Klan Kosova.
“Ka një milion arsye se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje. Shumë gjëra janë thënë e shumë të tjera do të thuhen. Mos i merrni afër zemrës mocione të tilla. Mocioni është një mundësi për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Limaj.
“Qeveria po bie prandaj ta marrim me gajret”, ka thënë Limaj.
“Për herë të parë kemi të gjithë ministrat në Parlament. Ju ftoj ta ruajmë një kulturë komunikimit, të bashkëpunimit, ta marrim ma gajret, të japim një mundësi të barabartë”, ka shtuar Limaj.
“Nuk po bahet nami, po shpëtojmë”, ka përfunduar ai.


















