Kryetarja e grupit parlamentar të NISMA-s, Valdete Bajrami, ka argumentuar se pse qeverisë aktuale të Kosovës duhet t’i jepet fundi dhe ftoi deputetët ta votojnë mocionin e mosbesimit.
Ajo tha se vendi është në krizë dhe mendon se kësaj qeverie duhet t’i vjen fundi për shkak të qeverisjes se keqe dhe mungesës së vendimmarrjes, njofton Klan Kosova.
Bajrami tha se opozita kërkon që këtij kabineti qeveritar t’i ndërpritet mandati për arsyet e mëposhtme:
-Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel që doli të jetë në 23 nene në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.
-Mosfunksionimi i vendit shkaku i qeverisë
-Mosfunksionimi i institucioneve
-Kapja e sistemit të drejtësisë
– Degradimi i sistemit të arsimit
– Ikja e kuadrove dhe qytetarëve nga Kosova
– Papunësia e madhe
“Kjo qeveri u tregua e paaftë të marrë vendime të rëndësishme për të mirën e vendit dhe qytetarëve”, tha ajo në foltoren e kuvendit.
Bajram tha se opozita dhe deputetët tjerë nënshkrues e kanë protokoluar kërkesën për këtë seancë. Në përmbyllje, ajo ftoi deputetët që ta votojnë këtë mocion.


















