Mustafa: T’i dëgjojmë amerikanët, ta ratifikojmë Demarkacionin

E publikuar: 08/05/2017 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa thotë se duhet votuar demarkacioni me Malin e Zi pasi SHBA edhe një herë e ka konfirmuar e kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull.
Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Deklarata e SHBA-ve për ratifikimin e kufirit, është porosi e qartë e partnerit tonë strategjik për vendimin që duhet ta merr Parlamenti i Kosovës. SHBA-të konfirmuan edhe një herë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull. Ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje. IM

Ndërkohë po sot Ambasada e SHBA’së në Kosovë i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin Zi.