Pas komunikatës për media të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila i bën thirrje institucioneve të vendit ta ratifikojnë demarkacionin, ka ardhur reagimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka shkruar në Facebook se porosia nuk mund të jetë më e qartë se kjo që e ka dhënë sot ambasada amerikane:
“Porosia më e qartë nuk mund të jetë”, ka thënë Gecaj, teksa ka cituar komunikatën e Ambasadës amerikane për demarkacionin.