Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se sot do të mbajë konferencë për media me ç’rast sot pritet edhe të procedohet nga Qeveria e Kosovës në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi.
Konferenca do të fillojë në ora 12:00, transmeton Indeksonline.
Opozita që vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë projektligj, si brenda Kuvendit, ashtu si edhe me protesta ka paralajmëruar sërish se nuk do të lejojë kalimin e këtij projektligji, sipas tyre të dëmshëm për Kosovën.