Barcelona ofron 60 milionë euro për Coutinhon

E publikuar: 06/05/2017 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Braziliani i Liverpoolit po kërkohet me ngulm nga skuadra katalanase.Barcelona është duke e bërë gati ofertën për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho. Reprezentuesi brazilian është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të kësaj vere.

Sipas të përditshmes sportive katalanase, Sport, Barça tashmë ka bërë gati 60 milionë euro për ish-futbollistin e Interit.

Një faktor kyç në transferimin e Coutinhos në Camp Nou mund të jetë bashkëkombësi i tij Neymar, i cili disa herë ka deklaruar që do të dëshironte të luante bashkë me Coutinhon në një ekip.