JO Liverpoolit e Bayernit!

E publikuar: 06/05/2017 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Julian Brandt do të mbetet në Bayer Leverkusen edhe edicionin tjetër.

21 vjeçari ka vendosur të refuzojë ofertat që i kanë ardhur nga Liverpool dhe Bayern Munich, shkruajnë mediet gjermane.

Brandt kërkon garanci për të luajtur sa më shumë që është e mundur, gjë e cila nuk i garantohet te skuadrat si Liverpool dhe Bayern Munich.

Edhe pse vetëm 21 vjeçar, Brandt ka luajtur tashmë 96 ndeshje në Bundesligë dhe 21 ndeshje në Ligën e Kampionëve.